sl

digital.girl.vibes

Profili

Sherbimet

Rreth nesh

Ngjarjet

Trainimet

Kontaktet

sl

Zhvillimi Personal: Udhëtimi drejt Qartësisë, Mirëqenies dhe Suksesit

Shpesh shikojmë njerëz që arrijnë sukses në fusha të ndryshme dhe mendojmë se edhe ne mund ta bëjmë të njëjtën gjë. Por e vërteta është se secili prej nesh ka një program unik, një thirrje të brendshme dhe një mision personal për të cilin kemi ardhur në këtë jetë. Të kuptosh kush je dhe çfarë mund të japësh është hapi i parë drejt përmbushjes së plotë.

Për të arritur aty, nevojitet njohja e vetes. Kjo nis me pyetje të thella që hapin rrugën drejt qartësisë:



– Si mendon se të sheh bota ty?

– Si e sheh ti veten?

– Si e përballon një humbje publike?

– Shkruaj nje periudhe 90 ditore te karrieres tende gjate se ciles kishe etje te madhe per te arritur suksesin? Cfare te motivoi?

– A ke prirjen te fajesosh te tjeret per mungesen e mundit dhe disiplines tende?Nese po, perse?

– A ndihesh sikur i meriton gjerat edhe pa u munduar qe ti arrish ato?

– Cfar te ben te shpalosesh anen tende m pozitive?Perse?

– Cfar te ben te shpalosesh anen tende negative ? Perse

– Kush deshiron te jesh?

– Cfare lloj jete deshiron te jetosh?

– Si e perbasllon presionin?

– Cfar ndjenje te krijohet kur e shikon endren tende te realizuar te tjetri? Cfar mendimi ke?

– Cfar te frikson me shume kur mendon se tashme e ke (bisnesin) qe deshiron?


Pikërisht përmes këtyre reflektimeve zbulojmë talentet tona. Sfida dhe situata të ndryshme në jetë nuk janë pengesa, por pasqyra që tregojnë forcën dhe dhuntitë tona. Kur njohim talentet e brendshme, ne e kemi më të lehtë të gjejmë shërbimin që mund t’i ofrojmë komunitetit.

sl

Talenti shpesh zbulohet jo thjesht nga ajo që na pëlqen, por nga mënyra se si ne i përballojmë sfidat e jetës. Aty shfaqet forca jonë e vërtetë.

Nga talenti tek ideja e biznesit: Hap pas hapi

Pasi kemi njohur veten dhe kemi zbuluar talentin tonë, lind pyetja: Si mund ta kthejmë këtë në një ide konkrete biznesi?

Ja disa hapa të thjeshtë:

Identifiko talentin tënd kryesor

Çfarë bën më lehtë se të tjerët?

Për çfarë të kërkojnë shpesh ndihmë njerëzit?

Çfarë aktivitetesh të japin ndjesinë e rrjedhjes (flow), ku humbet nocioni i kohës?

Përcakto vlerën që sjell tek të tjerët.

Pyet veten: Si mund të ndihmoj dikë me këtë talent?

Shëno 2–3 mënyra konkrete se si talenti yt zgjidh një problem të përditshëm për njerëzit.

Studio komunitetin tënd

Kush ka nevojë për këtë që unë ofroj?

Si e shprehin ata këtë nevojë? (p.sh., në biseda, rrjete sociale, pyetje të shpeshta)

Krijo një ide shërbimi ose produkti

Mund ta ofrosh si shërbim (coaching, trajnime, këshillime).

Mund ta shndërrosh në produkt digjital (libra, kurse online, materiale praktike).

Ose në një kombinim të të dyjave.

Testo iden në mënyrë të vogël

Ndaje me një rreth të ngushtë njerëzish. Shiko reagimet, pyetje, interes.

Përmirëso bazuar në feedback

Ndërto lidhjen me komunitetin

– Mos mendo vetëm për shitje. Fillimisht, krijo besim, jep vlera, ofro zgjidhje falas ose këshilla.

– Me kalimin e kohës, komuniteti bëhet tregu yt më i natyrshëm.

Zhvillimi personal nuk është i shkëputur nga biznesi. Kur njeh veten, zbulon talentin tënd; kur zbulon talentin, gjen mënyrën se si ta kthesh në vlerë për të tjerët. Dhe aty lind ideja e biznesit që nuk është thjesht fitim, por përmbushje e misionit tënd personal.


digital.girl.vibes

Contact:

digitalcreateagensy@gmail.com

🚀 Built with CodeDesign.ai